Specialja, Bosch: Trumpi do duhej të thoshte, “oh çfarë gjykate qesharake, hiqeni qafesh”, por… (VIDEO)

E publikuar: 12/04/2025 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch, nuk pret që ShBA-ja nën drejtimin e Donald Trump, do ta zhbëjë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, bazë për këtë qëndrim e merr faktin se Specialja mbulohet financiarisht nga BE-ja dhe se në të ka edhe prokurorë amerikanë.

“Këtë nuk e di, sepse e kemi diskutuar këtë në përgjithësi. Jam në disa grupe për Ballkanin, dhe kemi diskutuar këtë, madje do të takohemi javën e ardhshme në Utrecht, por ata thonë që tash për tash e kanë fokusin në biznes dhe në Ukrainë dhe tjerat janë më pak interesante, gjithnjë tash për tash. Por nëse shikon me vëmendje mënyrën si vepron ai, do duhej të thoshte poashtu, ‘oh çfarë gjykate qesharake, hiqeni qafe’… por problemi është se kjo gjykatë është e paguar nga ne, BE-ja, dhe këtu punojnë shumë gjyqtarë e prokurorë amerikanë. Ne po paguajmë amerikanët, mbase për ta është shumë e mirë, nuk e di…”, potencoi ish-diplomati holandez me detyrë në Kosovë, Robert Bosch. /Klankosova.tv