Lajmet

Specializantët që punojnë pa paga i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë që ta zbatojë vendimin e Kuvendit

16.09.2016 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Specializantët që punojnë pa paga i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë që ta zbatojë vendimin e Kuvendit

Një grup i mjekëve specializantë janë duke punuar pa paga që nga qershori i vitit 2014. Pas shumë kërkesave dhe disa protestave që ky grup i mjekëve u ka bërë Ministrisë së Shëndetësisë, para dy muajve është miratuar një vendim në Kuvendin e Kosovës i cili parasheh sigurimin e mjeteve për pagesën e Specializantëve të cilët që nga qershori i vitit 2014 punojnë pa pagesë.

Por edhe pas marrjes së vendimit, specializatët po vazhdojnë të mos marrin paga.

Specializantët nëpërmjet një komunikate për media kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të ndërhyjë me urgjencë në zbatimin  e vendimit të Kuvendit, duke bërëzgjiidhjen e përhershme dhe të qëndrushme për mjekët në specializim.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tyre:

“Mos zbatimi i vendimit të Kuvendit të RKS nga Ministria e Shëndetësisë, shqetësues për Specializantët

Pas përpjekjeve dhe angazhimeve të shumta drejtuar Institucioneve të Republikes së Kosoves për zgjidhjen e problemit të financimit të specializantëve, më në fund u konkretizua duke u futur në planifikimin buxhetor në Kuvendin e Republikes së Kosovës perkatësishtë miratimin dhe votimin e amandamentit nr. 12 i cili parasheh sigurimin e mjeteve për pagesën e Specializantëve të cilët që nga Qershori i vitit 2014 janë pa pagesë, i miratuar dhe votuar unanimishtë nga të gjithë deputetët e Kuvendit të RKS të të gjitha subjekteve politike me dt. 15. 07. 2016.

Edhe përkundër miratimit të këtij amandamenti, i cili sipas afateve te parapara ligjore duhet qe 15 ditë pas miratimit në Kuvend të bëhen hapa konkret për fillimin e realizmit të pagesës për Specializanët, tani më kanë kaluar dy muaj dhe ende as edhe një hap konkret nga M. SH – së nuk është bërë dhe si shkak i kësajë qindra specializant vazhdojnë të mbesin më vetëfinancim, duke qenë të obliguar të mbajnë nga dy orare të punës, duke tejkaluar të gjitha normat e lejuara me ligjin e punes, ku mjeku detyrohet të punojë deri në104 orë në javë.

Ky moszbatim i vendimit të Kuvendit, po i shtynë ata që të lëshojnë Kosovën dhe të kërkojnë punë në vendet e perendimit duke e rritë edhe më shumë ikjen e mjekëve jashtë Kosovës e ku numri i mjaftueshëm i mjekëve për kokë banori është edhe një nga parakushtet që parashihen për antarësimin e Kosoves në BE.

Konsiderojm se kjo është papërgjegjësi Institucionale që duhet ta shqetësoj edhe Qeverinë edhe Kuvendin e Kosoves  si dy Institucionet kryesore vendimarrëse.

Kosova është vendi që ka më së paku mjekë për kokë banori në Ballkan dhe rrjedhimisht edhe në Europë dhe Ministria e Shëndetësisë po i lë pa paga edhe ata Specialist dhe Specializantë që i ka duke e rritur kështu në mënyrë shumë të ndjeshme numrin e të papunëve në Kosovë, i cili edhe ashtu është shumë i lartë. Kosovës sot po i ikin edhe mjekët jashtë vendit por edhe pacientët të cilët kërkojnë trajtim jashtë vendit, në ndërkohë që M. SH – së, nuk merr asnjë masë për këtë gjendje dhe në vazhdimësi neglizhon edhe vendimin e Kuvendit i cili tashmë është bërë LIGJ dhe si i tillë duhet të respektohet. M. SH – së nëse vazhdon kështu,brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore do të përjetojë kollaps shëndetësor edhe ashtu shumë të brishtë, duke rrezikuar humbjen e  kuadrove të reja dhe cilësore.

Neve jemi të vetëdijshëm që M. SH – së, ballafaqohet me mungesë buxheti, por në momentin qe amandamenti nr. 12 eshte votuar me shumicë votash dhe ka hyrë si LIGJ në Kuvend, është obligim ligjor dhe institucional i M. SH – se, që ta respektoj dhe ta aplikoj në afatet e parapara ligjore. E jo tash e 2 muaj neve nuk e kemi as shenjen më të vogel pozitive nga M. SH – së, për realizimin e pagave tona, të cilat tanimë na takojnë me LIGJ. Andaj që nga momenti i miratimit të buxhetit në Kuvend, përgjegjësia për zbatimin e vendimit të marrë nga Kuvendi i takonë ekskluzivishtë M. SH – së dhe sipas kësaj ligji e obligon M. SH – së, që në mënyrë retroaktive të i rikthej pagat e Specializantëve që nga dt. 15. 07. 2016, kur edhe është miratuar në Kuvend. Gjithashtu ne insistojmë që futja në paga të bëhet në të njëjtën kohë për të gjithë Specializantët.

Kërkojmë nga Ministri i Shëndetësisë që të ndërhyjë me urgjencë në zbatimin  e vendimit të Kuvendit, duke bërëzgjiidhjen e përhershme dhe të qëndrushme për mjekët në specializim.

Ministria e Shëndetësise duke mos e zbatuar Vendimin e Kuvendit, rrjedhimisht duke e thyer ate, shpallë konkurs të ripër Specializime të reja. Neve në asnjë mënyrë nuk jemi kundër këtij konkursi, përkundrazi jemi që të ndahen sa më shumë Specializime sepse Kosova ka nevojë ugjente që të rritet numri i mjekëve të specializuar në drejtimet përkatëse duke ja përshtatë nevojave të vendit.

Mirëpo konsiderojm që duke u shpall konkursi i ri pa u zgjidh problemi i Specializantëve të tanishem, nuk do ta zgjidh, perkundrazi vetëm sa do ta thellojë edhe më tutje problemin.

Andaj mbesim me shpresë që ky vendim i Kuvendit të jetësohet sa më shpejt dhe që Specializantet ti kthehen normalitetit te kryerjes se obligimeve te tyre që parashihen edhe me kontratën mbi shkollimin specialistik, e jo duke tejkaluar të gjitha normat e orëve të parapara me ligjin e punës” thuhet në reagimin e tyre drejtuar mediave

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?