Speciale: AKI-ja ka përgjuar misionin për kthimin e Erionit në Kosovë (Video)

E publikuar: 09/04/2015 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(E plotësuar) – Mirëpo, gjatë misionit për kthimin e Erionit në Kosovë, derisa Lladrovci e kishte marrë atë nga kampi ku po mbahej për ta sjellë në Kosovë, pa e vënë re fare babai i tij, në këtë rrugë ishte paraqitur edhe AKI-ja.

Suadi tregon se si agjentët e AKI-së e kishin marrë në telefon Pranverën ditën kur Erioni pritej të kthehej në Kosovë, duke e dërguar atë në ndërtesën e AKI-së ku është takuar me tashmë ish-drejtorin.

“Ai i thotë se “ne ta kemi shpëtuar djalin. Ja shiko edhe SMS-at”, e gjëra të ngjashme. Nuk kemi qenë të vetëdijshëm se AKI po na përgjonte. Ishte interesant se AKI kishte thënë se Fitimi është agjent i yni”, tregon Suadi.

“Ata i thonë Pranverës se nesër në mëngjes, djali e ke këtu”, vazhdon rrëfimin Suadi.


Speciale: Familja i pagoi 10 mijë euro ish-xhihadistit Fitim Lladrovci për kthimin e Erionit [live stream]

(E plotësuar) – Suad Sadulahi, familjar i nënës së Erionit, Pranverës, ishte personi që hapi faqen në Facebook ku bënte thirrje për kthimin e Erionit.

Pas disa tentimeve të dështuara për ta kthyer Erionin në Kosovë, dritë u pa kah Obiliqi. Fitim Lladrovci nga kjo komunë, kishte qenë në Siri përkrah ISIS-it, i cili i kishte dërguar një letër gjykatës.

Letrën mund ta lexoni më poshtë:

Suadi nisi të zhvillonte takime me vëllanë e Fitimit, Florimin, dhe çdo takim përcillej nga njësiti anti-terror i Policisë së Kosovës.

LEXOJINI EDHE KËTA ARTIKUJ TË NDËRLIDHUR

AKI-ja, fare e përfshirë në gjetjen e Erionit

Erioni kthehet në Kosovë

8-vjeçari kosovar në luftën në Siri

Fitimi, që gjendej në Siri bashkë me gruan e tij, ishte pajtuar që ta kthente Erionin në Kosovë, por me një kusht!

Kushti, sipas Suadit, ishte që t’i paguheshin 10 000 euro si shpërblim.


Speciale: Operacioni E për kthimin e Erionit nga Siria në Kosovë [live stream]

Emisioni Interaktiv në KTV sjell ekskluzivisht sagën e shkuarjes në Siri dhe kthimit në Kosovë të fëmijës 8 vjeçar, Erion Zena.

Në këtë emision special rrëfehet se sa kanë zgjatur dhe si kanë shkuar negociatat e familjes së Erionit me familjen Lladrovci, djali i të cilit, Fitimi, e solli Erionin në Kosovë.

Do të mësoni se çka thotë Fitim Lladrovci, i dënuar me 5 vjet burgim për pjesëmarrjen e tij në ISIS dhe a kishte ndonjë rol AKI në aksionin e kthimit.

Në këtë LINK mund ta ndiqni direkt emisionin në Arta TV.