Neymar nuk ka qenë i kënaqur me vendimin e Luis Enriques, për ta zëvendësuar atë në ndeshjen kundër Sevillës.
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka reaguar shumë keq pas zëvendësimit të tij nga Luis Enrique, në ndeshjen kundër Sevillës. Neymar u largua nga fusha për t’ia lëshuar vendin Xavi Hernandezit në minutën e 73’të dhe për këtë nuk ishte aspak i kënaqur.
Duket se zëvendësimi i tij ishte i gabuar, pasi në fund skuadra e tij barazoi 2:2.