Spanjë, shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, sekuestrohen 56 kg heroinë

E publikuar: 24/04/2016 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia spanjolle ka arritur të shkatërrojë një organizatë shqiptaro-spanjolle të trafikimit të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 56 kilogramë heroinë me vlerë rreth 2 mln euro, ndërsa janë vënë në pranga edhe 12 persona.

Mediat spanjolle e kanë cilësuar këtë aksion si më të madhin brenda këtij viti në Europë kundër trafikut të heroinës.

Policia spanjolle ka bërë të ditur se droga është gjetur e fshehur në një automjet në qytetin e Pontevedra, ku jetonte edhe pjesa më e madhe e grupit.

Pas kontrollit të banesave të të arrestuarve në Pontevedra dhe Barcelonë, policia ka sekuestruar edhe 350 mijë euro, 7 automjete armë dhe municione.

Sipas mediave spanjolle hetimet kanë nisur që në korrikun e vitit të kaluar, kur zbuluan një individ në Pontevedra dyshohej se kishte blerë një sasi të madhe heroine nga një organizatë kriminale shqiptare.

Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur nga policia spanjolle.

/ Top Channel