Tashmë është zyrtare Diego Costa nuk do të jetë pjesë e Spanjës në dy ndeshjet e radhës që La Roja do të zhvillojë, takimin kualfikues ndaj Ukrainës dhe më pas miqësoren e luksit ndaj Holandës.
Ishte vetë federata spanjolle e futbollit ajo që bëri të ditur mungesën e Costës. Sulmuesi i Chelsea-it në mënyrë që mos krijonte polemika iu bashkua kombëtares edhe pse ishte i dëmtuar. Por, kontrolli që i bënë atij mjekët e ekipit përfaqësues tregoi se 26-vjecari vuan nga një dëmtim i shkallës së parë në bicepsin femoral të muskulit të këmbës së djathtë. Në këtë mënyrë federata spanjolle e lejoi Diego Costën të rikthehej në Londër për tu bashkuar me Chelsean./supersport/veqsport.com/