Sapo përfundoi ndeshja më e zjarrtë e Euro 2020. Spanja ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi ka mposhtur Kroacinë pas vazhdimeve me rezultat 3:5.
Ishte minuta e 20-të kur nga një top i kthyer prapa nga Pedri, portieri Unai Simon nuk e pranon mirë dhe topi dalëngadalë u fut në portë duke e kaluar Kroacinë në epërsi. Në minutën e 38-të Sarabia arriti ta barazonte rezultatin, duke e dërguar ndeshjen në pushimin mes pjesëve me barazim, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e dytë nisi me avantazhin e Spanjës. Ishte Azpilicueta i cili realizoi golin në minutën e 57-të të ndeshjes, ndërsa 20 minuta më vonë Ferran Torres e dyfishoi epërsinë dhe të gjithë menduan se Spanja e përfundoi punën.
Por Kroacia nuk mendoi ashtu. Fillimisht kroatët arritën të riktheheshin në lojë me golin e Orsic në minutën e 85-të të ndeshjes, kurse shtatë minuta më vonë Pasalic e barazoi rezultatin dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Por, deri aty ishte forca e kroatëve. Spanja arriti të shënonte gol në minutën e 100-të të ndeshjes për 3:4 përmes Moratas, kurse tre minuta Oyarzabal vulosi ndeshjen.
Në çerekfinale, Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes Francë – Zvicër.