Spalletti e Pioli “luftojnë” për 3 pikë në derbi

02.04.2016 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Spalletti e Pioli “luftojnë” për 3 pikë në derbi

Derbi është gjithmonë derbi dhe trajneri i Romës Luciano Spalletti pavarsisht formës së dobët që ka shfaqur Lazio në këtë sezon, kurresesi nuk e konsideron një ndeshje të lehtë për skuadrën e tij sfidën ndaj bardhekaltërve të Piolit.

” Derbi është një ndeshje që të dhuron gjithmonë emocione të vecanta. Kjo sfidë përcakton gjithashtu një etapë të rëndësishme për ne në garën për tu kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Do të më pëlqente që ta luanim këtë sfidë, me armë të barabarta, këtu i referohem faktit që do të ishte më mirë që Lazio të pozicionohej afër nesh në klasifikim. Gjithsesi na pret një ndeshje e vështirë sepse për ta një fitore ndaj nesh vlen sa një sezon i tërë, dhe e kemi të qartë që duhet të djersimë shumë për të fituar”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me Francesco Tottin, Spalletti u shpreh se kapiteni mund të luajë futboll edhe për 5 apo 6 sezone të tjera, ndërkohë që dha një mendim edhe për mungesën e tifozëve ultras në derbin e kësaj të Diele, me stadiumin Olimpico që nuk parashikohet të ketë më shumë se 30 mijë spektatorë.

” Do të kisha shumë dëshirë, të dëgjoja të flitej gjatë gjithë javës për një projekt me një stadium të mbushur plotë e për plotë. Mendoj se për tifozët ultras është sakrificë e jashtëzakonshme të mos jenë të pranishëm në një sfidë të tillë. Mendoj se duhet të gjehet një zgjidhje sa më shpejtë”.

Nga kampi kundërshtar trajneri Lazios Stefano Pioli deklaroi se skuadra e tij duhet të bëjë gjithcka për ta fituar këtë sfidë pasi vetëm kështu mund ta bënte më pak hidhur këtë sezon që për Lazion nuk ka qenë aspak pozitiv.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)