Për 10 pasuri të Redjan Rrajës, i dënuar me burg përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskimin.
Krahas kërkesës për konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të Rrajës dhe familjarëve, mes tyre është edhe makina luksoze Audi e përdorur nga modelja Kejvina Kthella.
Lista e pasurive
Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë
2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”
Automjet i markës “Bentley” tipi Continental
Një orë dore tip “Roleks”
Shuma prej 2750 Euro
Redjan Rraja u arrestua në vitin 2019 pas një atentati ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja; Aleksandër Laho si edhe Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vdekur në atentat, kurse prokurori Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur.SPAK kërkon konfiskimin e 10 pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ i Kejvina Kthjellës