SPAK dërgon për gjykim tre zyrtarë për korrupsion zgjedhor

E publikuar: 09/04/2025 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë procedimin penal nr. 100 të vitit 2020, ku janë të pandehur Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti.

Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv dhe aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenëve përkatës të Kodit Penal.

Hetimet kanë zbuluar se të pandehurit kanë realizuar veprime të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, ku kanë kërkuar përgatitjen e listave të zgjedhësve, duke i detyruar ata të votojnë ose të përcaktojnë mënyrën e votimit në këmbim të përfitimeve të parregullta, si qëndrimi në punë dhe nxjerrja e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale në zonën e Saukut, Tiranë.

Bisedat e përgjuara kanë treguar se ata kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi për ndërtime pa leje të disa shtetasve, duke përfshirë Alqi Hajdinin dhe Ylli Barutin si ndërmjetës. Ndërkohë, janë veçuar akte të tjera për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet e paligjshme të lidhura me këtë hetim.

Çështja ka ngjallur shqetësim për korrupsionin dhe ndikimet e paligjshme gjatë procesit zgjedhor dhe administratës publike.