Do të jetë Gareth Southgate trajneri i ri i Anglisë. Trajneri që morri drejtimin e 3 Luanëve, pas skandalit të Allardyce nuk do të jetë një trajner i përkohshëm, sic u parashikua nga të gjithë në momentin kur mori timonin e skuadrës , por e ka bindur Federatën Angleze të Futbollit dhe do të konfirmohet. Përjashtohen në këtë mënyrë ëmrat e kandidatëve që kishin dalë për stolin.
Lajmi bëhet i ditur nga The Telegraph që citon burime te saj brenda Federatës Angleze e cila ka informuar të gjithë kandidatët për stolin për vendimin e marrë, që do të bëhet zyrtar vetëm pas sfidës me Spanjën që do të luhet të martën e ardhshme. Mes emrave të përmendur për trashëgiminë e Allardyce ishin ai i Laurent Blanc, Arsene Ëenger dhe Roberto Mancini. Ish trajneri i Interit dukej në polë posidion pasi ishte prezent dhe në ndeshjen e fundit të Anglisë në Ëembley.
Kështu pra do të jetë Southgate trajneri i ri i Anglisë, e kundërta mund të ndodhë vetëm nëse pëson një disfatë poshtëruese të premten mbrëmja në Ëembley në sfidën e kualifikueseve të Botërorit Rusi 2018 kundër Skocisë. Mes zgjedhjeve të tij që kanë bindur drejtuesit e Federatës Angleze ka qenë ajo për të lënë jashtë formacionit në ndeshjen e fundit me Slloveninë kapitenin Ëaynee Rooney. Vetë Southgate u përgjigj shkurt kur i kërkuan një konfirmim për këtë vendim.
“Mu kërkua vetëm të pregatis dy ndeshjet e ardhshme, dhe mendoj se është e gabuar të shpërqëndrohem duke menduar për gjëra të tjera. E ardhmja ime nuk është e rëndëishme, pasi ajo që ka rëndësi është që të jemi të parët në grup për Krishtlindje”./ss/


















