Sot vjen prokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman

E publikuar: 07/11/2016 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Specializuar,  David Schëendiman, do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd sot e deri me 11 nëntor

Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë, do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjetike, dhe do ta rikonfirmojë zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces.

Ai nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Në Prishtinë, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX Kosova dhe të bashkësisë ndërkombëtare, shkruan zeri.info

Në Beograd, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, dhe të bashkësisë ndërkombëtare.