Sot vendosët përfundimisht për Donaruman

E publikuar: 03/07/2017 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i Milanit, Gianluigi Donaruma është kthyer në një telenovelë.

18 vjeçari refuzoi fillimisht vazhdimin e kontratës duke bërë që të ketë shumë pa kënaqësi te tifozët dhe kryesia e klubit.

Mirëpo pas futjes në negociata edhe të familjes së tij, si duket ai ka ndryshuar mendje, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Gjatë ditës së sotme pritet të ketë një takim mes agjentit, klubit dhe një përfaqësuesi të familjes për të arritur marrëveshjen.