Sot tentimi i 23-të për konstituim të Kuvendit

E publikuar: 29/05/2025 08:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në përpjekje për t’u konstituuar, në seancën që është thirrur për orën 11:00.

Kjo është përpjekja e 23-të me radhë, pas 22 përpjekjeve të dështuara.

Për shumë herë me radhë tashmë, brenda parlamentit tentohet të votohet kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

Kjo nuk po realizohet pasi deputetët nuk po pranojnë të votojnë për komision të fshehtë, por edhe nuk janë të pajtimit me emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit, pasi për shumë prej tyre, ajo nuk është kandidate unifikues.