Sot takohen kryenegociatorët, Lajçak: Nuk kemi parë ndonjë përparim nga takimi i javës së kaluar

E publikuar: 02/07/2024 07:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq

Emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka komentuar takimin e javës së kaluar, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak tha se nga ky takim nuk është parë ndonjë përparim për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të raporteve.

Ai njoftoi se në Bruksel do të takohet kryenegociatorët, ai i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Diplomati sllovak shtoi se do të flitet për hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjeve.