Sot seancë e jashtëzakonshme për Policinë, VV-ja sërish thërret konferencë për media

E publikuar: 19/10/2023 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është thirrur sërish një senacë e jashtëzakonshme për mbështjetjen financiare ndaj Policisë së Kosovës. Por si duket partia në pushtet Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë pasi që kanë thirrur sërish konferencë për media.

Konferenca pritet të mbahet në ora 11:00.

Javën e kaluar kjo seancë u ndërpre pasi Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për media kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë.

Kuvendi po ashtu sot gjatë ditës do të mbajë një seancë tjetër, me 19 pika të rendit ditës.

Seanca e rregullt është paraparë të nisë në ora 13:00