Sot, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 03/08/2017 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot nga ora 10:00 fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e tij, shkruan Infosot.

Rendi i ditës së seancës së sotme:

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Dhënia e betimit të deputetëve,

3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.