Nga ora 21:00, sot është thirrur protestë gjithë popullore duke e lëshuar ‘Marshin e UÇK’së’, në mbështetje të vashave dhe djemve që u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur u dha kushtrimi për mobilizim për t’i dalur në ndihmë atdheut në kohë lufte të vitit 1998-99, përball pushtuesit një shekullor sërb.
Kjo protestë do të bëhet pa dalur në rrugë, por nga shtëpitë dhe banesat dhe duke e lëshuar me zë të lartë këtë këngën.
Kjo protestë është edhe kundër deklaratave denigruese nga Shkëlzen Gashi, këshilltari politik i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se gjoja një pjesë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK’së kanë kryer krime ndaj civilëve serb gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.


















