Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Organizatën e kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNISDR) dhe Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), do të promovojnë Databazën për Fatkeqësitë Natyrore (DesInventar).
Në ceremoninë e përurimit do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, zëvendës-shefja e UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.
Zhvillimi i bazës së të dhënave është përkrahur edhe nga partnerë tjerë siç janë: Fondacioni shkencorë CIMA dhe OSBE. Në këtë ceremoni do të bëhet mbledhja sistematike e humbjeve nga fatkeqësitë natyrore: DesInventar, përdorimi i të dhënave për humbjet në fatkeqësi për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe ngritjen e investimeve në zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë.
Ceremonia do të mbahet sot duke filluar në ora 10:30, në ndërtesën kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Indeksonline/