Sot pritet të merret vendimi për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë

E publikuar: 23/12/2015 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas gazetës beogradase ” Blic” e cila është thirrur në burime jozyrtare se, vendimi përfundimtar i Kushtetutës pritet të dihet gjatë ditës së sotme, transmeton “Zeri.info.
Zëdhënësi i kësaj Gjykate, Veton Dula, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se : “Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast”
Qeveria e Kosovës një njoftimin e saj ka informuar opinionin se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin, që nga 30 tetori 2015, kur kjo marrëveshje i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese nga ana e presidentes së Kosovës.