Sot pritet të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Iniciuesi për themelimin e këtij komisioni është shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Ai kishte thënë kohë më parë që duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.
Kujtojmë se javën e kaluar dështoi konstituimi i këtij komisioni për shkak se deputetët e VV-së nuk morën pjesë në mbledhje.
















