Sot priten fjolla bore në disa vende

E publikuar: 02/01/2026 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moti gjatë ditës do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen reshje të dobëta bore në formë fjollash.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 3 deri në 6 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.