Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi ka thënë për Indeksonline se të arrestuarit që dyshohen për terrorizëm do të dalin sot pas orës 17 para trupit gjykues.
Mirëpo Ibrahimi ka thënë se është vështir të pritet që sot do të merret ndonjë vendim për shkak që seanca mbahet pas dite dhe mund të zgjas deri në orët e vona të natës.
“Sipas rrjedhave të ngjarjes, seanca fillon pas orës 17 diku, duhet të deklarohen të gjithë deri në orët e vona të natës dhe nuk kemi obligim ligjor të nxjerrim vendim sot. Reale është me prit që vendimi do të jetë nesër”, ka thënë Ibrahimi për Indeksonline.