Në pjesën veriore të Mitrovicës sot ka nisur praktikisht zbatimi i marrëveshjes së Brukselit mbi gjyqësorin.
Kjo marrëveshje ishte arritur në shkurt të vitit 2015, duke bërë që gjyqtarët serbë dhe stafi administrativë të kryejnë punën e tyre në ndërtesën e Gjykatës komunale të Mitrovicës së veriut në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Në krye të gjykatës themelore dhe asaj të apelit në veri të Mitrovicës janë serbët të cilët u zgjodhën javën e kaluar dhe u betuan para presidentit të vendit, Hashim Thaçi./Indeksonline/