Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë do të fillojë sot në nivel teknik, ndërsa nesër në nivel kryeministrash.
Në këto bisedime do të trajtohen tri tema kryesore, e që kanë të bëjnë me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit, si dhe çështjen e heqjes së pengesave që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për energji.
Dialogu në mes kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandër Vuçiq, do të bëhet me ndërmjetësimin e përfaqësues së lartë, zonjës Mogherini.
Ndërkohë, është raportuar se në këtë takim do të ketë pajtim për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, asociacion ky i cili po kundërshtohet nga opozita.