Sot luhet derbi Llapi – Gjilani

E publikuar: 23/09/2023 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot do të luhen dy ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes Llapit dhe Gjilanit, e cila do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga ora 15:00.

Llapi do të kërkojë vazhdimin e rezultateve pozitive, ku aktualisht e mban vendin e parë me 10 pikë, aq sa ka edhe Ballkani por që ka një ndeshje më pak.

Ndërsa, në anën tjetër, Gjilani gjendet në vendin e shtatë me vetëm katër pikë nga pesë ndeshje.

Në anën tjetër, ndeshja e dytë që do të luhet sot është ajo në mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës, e cila po ashtu nis nga ora 15:00.

Dukagjini është në vendin e 8-të me vetëm tri pikë, ndërsa Fusha Kosova është në vendin e fundit me vetëm një pikë në pesë xhiro të luajtura.