Sot lirohen edhe katër të shëruar

E publikuar: 22/04/2020 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se në këtë klinikë sot janë hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Sipas njoftimit, prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 58 pacientë.

Nga 58 pacientë të infektuar me COVID-19, 46 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Klinika Infektive ka njoftuar se sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID-19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.