
Kryesisht me vransira parashihet moti ditën e martë, me intervale të shkurta me diell. Kohëpaskohe pritet të ketë riga lokale shiu. Frynë erë jugore e juglindore, e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e maksimalet shkojnë deri në 16C e 18C.
Reshje më të përhapura dhe më të shumta pritet të përfshinë vendin ditën e mërkurë dhe të enjte. Ditën e premtë dhe shtunë reshjet mund të jenë të karakterit lokal, e paksa më të rralla.
Temperaturat gradualisht në rënie në 14C e 11C deri ditën e premtë. Minimalet zbresin deri në 4C e 5C. Erërat ndryshojnë drejtimin në lindore e verilindore e frynë të lehta dhe mesatare 4-10m/s.
Koncentrime më të larta të pluhurit saharian po depërtojnë nga sot mbi rajon, e megjithë motit të ndryshueshëm me të reshura, ky pluhur zbret dhe pranë sipërfaqes që mund të çoj indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj edhe në vlera të dobëta në disa prejt stacioneve. Mirëpo në përgjithsë mbetet indeksi në vlera të pranueshme e të mira, sidomos nga dita e enjtë, kur dhe erërat veriore që frynë më shpesh largojnë pluhurin më nga jugu i rajonit, njofton Mendimj për Motin.