Edhe pak orë kanë mbetur që dyert e ABC Group të hapen për të gjithë konsumatorët, të cilët me padurim po e presin këtë risi të madhe në qytetin e Gjilanit.
Sot më datë 14 Korrik, nga ora 20:00 bëhet hapja solemne e restaurantit më i ri në Gjilan te parku i qytetit. Rr. “Xhemajl Mustafa” nr.99, Gjilan (përballë me shkollën “Thimi Mitko”.
ABC Group, vjen në qendër të qytetit me ushqime 100% bio, dhe me aplikimin e plotë të sistemit të vetëshërbimit. Përveç kësaj, restauranti në ABC Group përfshin edhe ëmbëltoren, këndin e shërbimit të çajit, lloje të ndryshme të kafeve dhe këndin e fëmijëve.
Përveç kësaj, ABC Group posedon edhe Bodrumin e verës që përfshin një hapësirë speciale në të cilën prezantohen tri lloje kryesore të verave cilësore vendore të markave SUHAREKA, THERANDA dhe SHE.
Çka e bënë të veçantë është Salla e Konferencave që është vetmja brenda hapësirës lokale të qytetit që e ofron mundësinë e mbajtjes së konferencave, trajnimeve, seminareve, punëtorive e eventeve tjera të ndryshme me kapacitet deri në 70 persona.
Gjithashtu, në sallën e konferencave gjendet edhe hapësira për marketing nga bizneset anëtare, sepse, aty gjenden 4 ekrane standarde të cilat në vazhdimësi i paraqesin logot dhe fotografitë e bizneseve të interesuara për promovim. Në pjesën e marketingut përfshihen edhe vendet e caktuara për vendosjen e broshurave, vizitëkartelave dhe materialeve tjera promovuese përcjellëse. ABC Group i përmbushë të gjitha kushtet që eventi juaj të jetë i plotë.
Prania juaj e nderon dhe i jep kuptim investimit tonë.