Lajmet

Sorollatja në spitalet shqiptare i merr jetën nënës 35-vjeçare dhe foshnjes së saj, akuzat e forta të familjarëve

16.09.2016 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sorollatja në spitalet shqiptare i merr jetën nënës 35-vjeçare dhe foshnjes së saj, akuzat e forta të familjarëve

Një ngjarje e rëndë me dy jetë të humbura ndodhi këtë mëngjes në kryeqytet, duke dëshmuar edhe një herë situatën problematike të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Një nënë 35-vjeçare humbi jetën në sallën e operacionit në maternitetin “Koço Gliozheni” së bashku me fëmijën e saj në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Familjarët akuzojnë mjekët për humbjen e dy jetëve, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet duke marrë në pyetje mjekët që kanë qenë në shërbim. Janë marrë në pyetje 4 mjekët që asistuan lindjen e 35-vjeçares, ndërsa është sekuestruar edhe kartela e pacientes.

Sipas kunatit të 35-vjeçares të ndarë nga jeta Aida Koçi me banim në Paskuqan, ata kanë kaluar peripeci dhe zvarritje nga mjekët derisa e afërmja e tyre nuk mundi të mbijetonte.

Sipas kunatit, Aida mbrëmjen e së enjtes, Aida ka nxjerrë dhimbje në shpinë, e menjëherë ata e kanë transportuar me makinë drejt maternitetit “Koço Gliozheni” duke mbërritur atje për 10 minuta.

Që në këtë moment – rrëfen ai për News 24- ata janë përballur me neglizhencë të bluzave të bardha. Urgjenca ka qenë e mbyllur, dhe doktoresha ka ardhur pas gjysëm ore.

“Urgjenca ishte e mbyllur me kyç, pritëm 20 minuta për tu hapur, ishte vetëm infermierja. Kunata nuk kishte as stol ku të ulej, po e mbanim për krahu se kishte të vjella. Infermierja merr doktoreshën i thotë hajde shpejt se kam një paciente me të vjella. Vjen doktoresha me doktorin pas gjysmë ore”, tregon ai.

Pas një vizite të thjeshtë që i kanë bërë në urgjencë duke e pyetur se ku ndjen dhimbje, mjekët e kanë adresuar për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Mjekët na thanë: Nuk është për ne, është për QSUT. Vetëm sa e kanë pyetur ku të dhemb, as një lloj analize as ekzamimin. E mbajtën 10 minuta. Për fëmijën nuk e vizituan. Shkojmë në QSUT, i bëjmë analizat, gjysmat i bëmë privatisht. Tensionin e kishte 5 me 3. U zverdh u nxi”, – thotë më tej kunati i Aida Koçit.

Sipas tij, mjekët në QSUT i thanë se 35-vjeçarja mund të ketë të ftohur ndaj i kanë thënë ta çojnë në Sanatorium.

“Edhe atje doli e pastër. Erdhëm prapë tek materniteti, nga ora 2 e mëngjesit. Erdhi me ambulancë, na shoqëroi doktoresha e Sanatoriumit. Ndenjëm në ambulancë me dyer të hapura se nuk kishte barelë – nuk kishte spitali oksigjen, u vonuan dhe 20 minuta. Në orën 5 të mëngjesit ka ardhur kirurgu. Në 5 të mëngjesit, doktorët thonë fëmija është i vdekur por do shpëtojmë nënën. Arsyen pse vdiq fëmija nuk na dhanë, do e zbulojë mjekësia ligjore”, shprehet kunati i të ndjerës.

Fatjoni, vëllai i 35-vjeçares që humbi jetën, thotë se lajmin e rëndë për motrën e tij ja ka komunikuar policia dhe jo mjekët.

Aida Koçi u nda nga jeta në muajin e nëntë bashkë me foshnjën e saj. Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë, të cilët fatkeqësisht do të rriten pa nënën e tyre. Bashkëshorti i saj, emigrant në Itali, është kthyer në atdhe pas ngjarjes së rëndë

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje