Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin, këta të fundit e ftojnë në vizitë

E publikuar: 06/02/2025 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar sot me kryenegociatorët nga Prishtina dhe Beogradi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Kam biseduar ndaras me dy kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Serbisë, Petar Petkoviq”, thuhet në njoftimine Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun, në platformën “X”.

Sorensen theksoi se i vlerëson bisedat produktive dhe ka mirëpritur ftesat që ka marrë nga kryenegociatorët për të vizituar së shpejti Kosovën dhe Serbinë.