Sorensen vizitoi një pikë kufitare të përbashkët Kosovë-Serbi: Gurthemel i integrimit europian

E publikuar: 18/03/2025 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, vizitoi një pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen tha se është “mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit”, duke shtuar se ato duhet të rifillojnë punën pa vonesa.

“Derisa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gurthemel i integrimit europian”, shkroi Sorensen në X.

Ai ka falënderuar edhe KFOR-in për mbështetjen logjistike.