Sorensen: Fryma konstruktive dhe pragmatike e mundësoi marrëveshjen me Kurtin për Ligjin për të Huajt

E publikuar: 18/03/2026 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se marrëveshja me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike.

Ai këtë vlerësim e paraqiti në takimin me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix.

Sorensen bëri të ditur se biseduan edhe për nevojën e avancimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog , frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në UN javën e ardhshme”, shkroi Sorensen.