Vodafone në Britani ka bashkëpunuar me Sony-n për të ofruar një verion ekskluziv të Sony Xperia Z5, që do të njihet ndryshe si telefoni i Bond. Ky telefon do të ketë përmbajtje nga filmi Spectre si dhe pamje të James Bond.
Telefoni Bond mund të porositet duke filluar nga dita e nesërme, 16 shtator. Nëse jeni ndër të parët që e porosisni, do të keni shansin të udhëtoni me një nga makinat e Aston Martin që përdor edhe James Bond.
Përveç kësaj, nëse blini një Xperia Z5 me planin e tarifimit të Vodafone-it, mund të blini gjithashtu një kamera Sony AZ1VR për vetëm 50 paundë (çmimi i saj real është 250 paundë).

















