Sony, prodhuesi më i madh në botë i çipeve të kamerave për smartfonët, do të nisë prodhimin e gjeneratës së re të sensorëve 3D pas interesit të treguar nga Apple.
Çipet do të instalohen në kamerat e pasme dhe frontale të disa smartfonëve në 2019-ën ku Sony do të nisë prodhimin në masë të sensorëve 3D në Verë.
Axhenda e Sony me kamerat 3D vitin e ardhshëm injektojnë optimizmin e duhur për industrinë globale të smartfonëve e cila përgjatë vitit të kaluar është ngadalësuar për shkak të mungesës së inovacioneve.
“Kamera kanë revolucionarizuar telefonët dhe bazuar në atë çfarë kam parë, kam të njëjtat pritshmëri për 3D,” tha shefi i sensorëve të kamerave pranë Sony.
Sony kontrollon gjysmën e tregut të kamerave për smarfonët duke furnizuar kompani si Apple, Alphabet dhe Samsung.
Huawei gjithashtu do të përdorë kamerat 3D të Sony sipas disa raportimeve.
Megjithatë nuk është kompania e vetme në këtë industri. Lumentum Holding dhe STMmicroelectronics janë dy rivalët kryesorë. /PCWorld Albanian