Sonte do të zgjedhet futbollisti më i mirë i vitit në Francë.
Futbollisti shqiptar, Edon Zhegrova është një nga pesë lojtarët e nominuar për ta marrë çmimin si “futbollisti i vitit”.
Në ceremoninë që do të mbahet në Paris, Edoni po shoqërohet nga babai Lulzimi.
Ndryshe, 25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare teksa ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.
Lille është i hapur ta shes kosovarin, por synon që nga largimi i tij të fitojë mbi 25 milionë euro.