Sonte Tirana sytë nga Dreni, këngëtari feston 10 vjetorin me koncert ‘live’

E publikuar: 28/12/2017 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nata e 28 dhjetorit (sonte) është një nga netët me të veçanta për këngëtarin Dren Abazi.

Ai feston 10 vjetorin e karrierës dhe këtë gjë do e bëj me një koncert ‘live’, ku ndër tjera do të publikojë edhe albumin ‘Mes Yjesh’, bashkë me grupin ‘Zig Zag Orchestra’.

Para koncertit, fansat e tij kanë filluar që të bëhen gati për këtë mbrëmje.

Madje, sipas një fotoje të hedhur në rrjetet sociale, shihet një vajzë e cila në bluzën e saj ka vënë fotografinë e këngëtarit Abazi, për t’i treguar se po pret me padurim këtë koncert, shkruan lajmi.net

Kujtojmë se koncerti dhe promovimi i albumit do të bëhen sonte duke nisur nga ora 20:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe është i hapur për gjithë publikun.

Albumi vjen pas sukseseve që Dreni i kishte në skenat me të rëndësishme evropiane dhe në trojet shqiptare.

 

26195086_1609691105743110_586236832_oscreenshot_2-3