Sot fillon java e dytë e përballjeve të kombëtarëve në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, në fazën e grupeve.
Kombëtarja shqiptare e cila e ka humbur ndeshjen e parë përballë Zvicrës me rezultat 0:1, është para një loje të vështirë me nikoqirin e këtij kampionati, Francën.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin, Velodrome të Marsejit me fillim në orën 21, transmeton rel.
Ndeshja të tjera që zhvillohen sot janë Rusia me Sllovakinë në orën 15:00, ndërsa Rumania përballet me Zvicrën në orën 18:00.