Deri pas mesnatës sonte në kryeqytet ka festë.
Sikurse edhe vitin e kaluar edhe kësaj radhe, ndërrimi i moteve pritet me muzikë, ku do të këndojnë shumë këngëtarë të njohur.
Në mes të natës para qytetarëve do të jetë edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Mësohet se do të këndojnë Kida, Labinot Tahiri dhe Kaltrina Selimi. Gjithashtu do të jetë edhe OffChestra. /Lajmi.net