Jonida Maliqi sonte do ta këndojë këngën ‘Ktheju tokës’ në Eurovizion.
Në Tel Aviv të Izraelit sonte do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’, shkrua lajmi.net.
Janë gjithsej 18 shtete që do të garojnë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit.
Këngëtarja Jonida Maliqi sonte do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Ktheju tokës’. Ajo do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64 në Eurovizion, i cili mbahet në Izrael.
Sipas listës së publikuar nga vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, ajo do të jetë e 14 në radhë, ku nga 41 vende që do të konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet me 18 maj.
Më poshtë ua sjellim foton e plotë se si mund ta votoni Jonida Maliqin.