Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Rreth 76% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë pozitën e kryeministrit pa pasur nevojë për koalicion pas zgjedhor. 26% mendojnë se LVV nuk e fiton kryeministrin pa koalicione, derisa rreth 4% nuk kanë mendim.
45.5 % e qytetarëve mendojnë se kandidaturat për president duhet shpallur gjatë fushatës zgjedhore. Rreth 36.5% e të anketuarve mendojnë se këto kandidatura nuk duhet të shpallen gjatë kësaj fushate. 15% nuk kanë mendim për këtë temë.
39% e qytetarëve mendojnë se deputetët e legjislaturës së kaluar nuk duhet të jenë pjesë të listave për zgjedhjet e 14 shkurtit. 32% mendojnë se ata duhet të jenë pjesë e listave zgjedhore, derisa rreth 27% nuk kanë mendim për këtë temë.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.