Presidenca e Kosovës ka shpërndarë një sondazh të realizuar në Serbi, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, ka publikuar rezultatet e këtij sondazhi ku thuhet se shumica dërrmuese e serbëve përkrahin agresionin rus në Ukrainë.
Sipas të njëjtave, 82,1 për qind në Serbi janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë.
68.7 për qind atje e fajësojnë NATO-n për luftën në Ukrainë.
Teksa, 49 për qind mendojnë se Rusia pati të drejtë që nisi luftën.
“S’është surprizë që qëndrime të tilla janë të propaganduara nga regjimi i Vuçiqit dhe mediat e tij”, ka shkruar Vela.