Sondazh: VV Përmbys partitë tjera, LDK humb më së keqi

E publikuar: 07/10/2015 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po të mbaheshin zgjedhjet në Kosovë në një të ardhme të afërt, Fuqia Politike do të rreshqiste në duart e VV-së, e cila sipas një sondazhi të realizuar në internet (facebook), do të fitonte 41% te votave në nivel vendi.

PDK që aktualisht është partia e parë për nga numri i votave, do të mbetej e dyta me 22%. Koalicioni me PDK-në duket se po e dëmton LDK-në, pasi që sondazhi tregon një rënie të ndjeshme (14%).

AAK do të tubonte vetëm 6%, ndërsa NISMA nuk do të kalonte pragun (1%).

Sipas këtij sondazhi, 9% nuk do të dilnin fare në zgjedhje, derisa 7% do të preferonin parti tjetër ekzistuese ose parti të re.

Ky sondazh ka për bazë një mostër prej 630 votues në tërë Kosovën.