Britania tregon nivelin më të lartë që mbështet largimin nga Bashkimi Europian, sipas një studimi të disa vendeve të bllokut 28-anëtarësh.
Më shumë se gjysma, 54 përqind e të anketuarve do të votonin për tu larguar nga BE-ja, kurse të papërcaktuar ishin 21 përqind, sipas organizatës ndërkombëtare për hulumtim ORB.
Edhe pse Britania ishte vendi i vetëm ku shumica e tyre duan të largohen nga BE-ja, studimi gjeti ndryshime të konsiderueshme në vende të tjera, përfshirë Italinë, ku 42 përqind e njerëzve duan të largohen nga blloku, në krahasim me 25 përqind sa ishin në vitin e kaluar.