Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Gjilan në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Zija Shemsiu”, ka bërë me dije se me angazhimin e mësimdhënëses së Edukatës Qytetare, Mirlinda Ajeti dhe Kryetares së Këshillit të Nxënësve, Rima Halili, realizuan një aktivitet humanitar me vlerë të veçantë.
Në mënyrë vullnetare, u grumbulluan mjete financiare nga nxënësit, me të cilat u siguruan tri pako ushqimore për tri familje në nevojë.
“Faleminderit të gjithë nxënësve për zemrën e madhe dhe kontributin e tyre!”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Gjilan. /2LONLINE/

















