Pas dështimit të policisë për ta gjetur kreun e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, Prokuroria i ka kërkuar atij që më 9 shkurt të paraqitet vetë në polici, shkruan sot Koha Ditore.
Prokurorisë Bashota i është përgjigjur me akuzua duke thënë, nëpërmjet medieve, se shumica e prokurorëve janë të korruptuar, dhe duke u bërë thirrje atyre që të shikojnë dhjetëra lëndët për kryeministrin Isa Mustafa.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur që nëse ai nuk paraqitet në polici për të dhënë deklaratë, do të kërkohet nga gjykata që të lëshojë urdhër arresti.
Shmangien nga policia, të enjten, Bashota e ka arsyetuar duke thënë për medie se ka pasur një kontroll për sy te mjeku, pas një lëndimi që e kishte shkaktuar gjatë një ndeshjeje futbolli.