Lajmet

Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

23.05.2026 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

Sokol Haziri, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e nga 100 euro për qytetarët pak ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si keqpërdorim të parasë publike për qëllime elektorale.

Në reagimin e tij publik, Haziri ka deklaruar se ndihma për qytetarët duhet të jetë obligim institucional dhe jo mjet për ndikim politik në prag të votimit.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për ‘dhurata zgjedhore të babadimrit’, por për paga më të larta, zhvillim ekonomik, vende pune dhe politika afatgjata sociale”, ka theksuar ai.

Sipas Hazirit, përdorimi i buxhetit të shtetit për përfitime politike cenon standardet demokratike dhe integritetin e procesit zgjedhor. Ai ka ngritur dyshime se ky vendim mund të ketë për qëllim ndikimin e votuesve në prag të zgjedhjeve dhe ka paralajmëruar se mund të ekzistojnë elemente të veprave penale që lidhen me cenimin e procesit zgjedhor, bazuar në Kodin Penal të Kosovës dhe legjislacionin zgjedhor.

Haziri e ka cilësuar këtë praktikë si “recidivizëm të qëllimshëm për manipulim”, duke shprehur shpresën që, sipas tij, të jetë rasti i fundit i përdorimit të mjeteve publike për ndikim elektoral.

Në fund të reagimit të tij, ai ka theksuar se “vota e qytetarëve nuk blihet me 100 euro” dhe se dinjiteti i qytetarëve të Kosovës është më i vlefshëm se çdo përpjekje për manipulim me paratë e taksapaguesve./rajonipress

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje