Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka reaguar pas sulmit me vezë që Lëvizja Vetëvendosje bëri ndaj Arban Abrashit, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ai i thotë Abrashit se duhet që të kuptojë këtë akt sepse “opozita duhet me të gjuajt me vezë çdo ditë sepse ju dhemb ky sukses i Qeverisë dhe sukseset që i keni arritë ju.”
“Ministër, e ke përmirësu gjendjen ekonomike dhe sociale për të paktën 150.000 mijë persona në Kosovë; po ua humb argumentet një nga një piromanëve. Normal që kanë me të gjuajt me vezë”, ka shkruar Havolli në llogarinë e tij në Facebook.
Ai po ashtu ka numëruar disa suksese që sipas tij janë arritur nga ministri Abrashi, duke përfshirë “rritjen e pensioneve për 40.000 pensionistë, zgjidhjes së problemit të veteranëve pas 16 viteve, rritjen e asistencës sociale për 25.000 familje”, e të tjera.
Sot në orët e paradites, aktivit të Vetëvendosjes kanë sulmuar për herë të dytë me vezë Abrashin. Sipas VV-së, kjo është bërë pasi që Abrashi është pjesë e një qeverie kriminale.