WeWork siguroi një investim prej 3 miliardë dollarësh nga grupi Japonez SoftBank.
Raundi më i fundi i investimeve do të sjellë 1.5 miliardë dollarë injektim parash më 15 Janar ndërsa pjesa tjetër më 15 Prill.
Në Korrik WeWork tha se kishte ngritur edhe 500 milion dollarë të tjera nga Temasek Holdings dhe SoftBank.
SoftBank, i cili është fondi privat më i madh në botë, kishte hyrë në diskutime për blerjen e WeWork.
Bashkëpunimi mes SoftBank dhe WeWork nuk është i padëgjuar më parë sepse ky i fundit siguron hapësira pune për qindra punonjës së SoftBank. /PCWorld Albanian