SoftBank blen 17.5% të aksioneve të Uber

E publikuar: 30/12/2017 04:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një konsorcium i udhëhequr nga SoftBank do të blejë një numër të konsiderueshëm aksionesh në Uber, një marrëveshje e cila e vlerëson kompaninë me 48 miliard dollarë.

Çmimi është 30% më i ulët sesa vlera prej 68 miliard dollarësh e Uber. Nëse finalizohet ajo do të nxisë një numër ndryshimet në bord por edhe në kulturën e punës së kompanisë.

SoftBank dhe Dragoneer Investment Group do të blejnë 17.5% të aksioneve. Marrëveshja do të sjellë edhe një investim prej 1.25 miliard dollarësh.

Uber tha se finalizimi i saj do të bëhet vitin e ardhshëm. SoftBank do të ketë 15% të aksioneve ndërsa pjesa tjetër e konsorciumit afro 3%.

Ai që negocioi marrëveshjen ishte ekzekutivi i ri i cili zuri vendin e Kalanick në Gusht, Dara Khosrowshahi.

Çdo tre mujorë Uber humbet afro 1 miliard dollarë. Kompania do të shfrytëzojë investimin e ri për të mbështetur teknologjinë në përdorim dhe rritur bazën e përdoruesve.

11 nga 17 anëtarë të bordit drejtues do të ndryshohen duke kufizuar gjithashtu fuqinë votuese të disa aksionerëve, në veçanti të themeluesit Kalanick. /CIO Albanian